Kryeministri Edi Rama është larguar nga sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, ku ka zbarkuar ”Defender 2021″ në një ditë të hapur për qytetarët, menjëherë pas fjalës së presidentit Meta.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Fax News, me hap të shpejtë dhe i ndjekur nga gardistët, Rama largohet nga sheshi, pa shfaqur asnjë interes për të parë demostrimet ushtarake.

Ndërkohë që disa minuta pas ceremonisë zyrtare qëndruan në shesh presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim, mes të cilëve vijojnë që marrëdhëniet e të jenë të ftohta.https://www.youtube.com/embed/QI8nKQiHceY

Ajo që u vu re në takimin e sotëm, ishte ftohja e marrëdhënieve që duket se nuk do të ndryshojë mes Ramës dhe Metës, por edhe mes presidentit dhe ambasadores Kim.

Siç shihet nga pamjet, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ngrihet nga karrigia për ti dhënë dorën Edi Ramës, teksa ky mbërrinte i fundit në shesh.

Ndërkohë që me një shikim të kujdesshëm, vihet re se nuk pati një takim kortezie mes Kim dhe presidentit Meta, apo presidentit dhe kryeministrit.

Prej ditësh situata mes presidentit dhe Yuri Kim mbetet e tensionuar, teksa kreu i shteti e akuzoi diplomaten amerikane për ndërhyrje në punët e brendshme, ndërsa përplasja ka kulmuar në një reagim te Metës pas shpalljes “non grata” të Berishës, që u konsiderua një sulm ndaj DASH.