Stina e verës përveç të mirave ka edhe anët negative të saj, kryesisht kur bëhet fjalë për insektet e shumta që shfaqen në momente të ndryshme të ditës. Pickimi i insekteve është një shqetësim serioz, sepse ato janë të dhimbshme, djegin dhe japin irritime.
Vendi ku insekti pickon bëhet gjithnjë e më i madh kryesisht në rastin e lëkurave të ndjeshme dhe delikate, siç janë lëkurat e fëmijëve të vegjël, ndërsa situata vështirësohet edhe më shumë kur personat jane alergjik. Në qarkun e Elbasanit fusha e Dumresë është ndër zonat më të mëdha bujqësore dhe në këtë zonë me fillimin e verës janë shtuar edhe rastet e pickimeve, që konfirmohen edhe nga personeli i qendrës shëndetësore të Bashkisë së Belshit. Por edhe nga shërbimi i urgjencës Elbasan.

https://www.youtube.com/watch?v=HT58hHjDG10