Duart e ftohta i digjen në ujin e valuar, tymi i shpon hundët e shpesh i djegin edhe sytë por këto vështirësi nuk e ndalin. Kjo që shihni në këto pamje është Zenepja. Prej 3 vitesh ajo ka gjetur si mënyrë punësimi pastrimin e gjelave të detit. Një punë pak e dëgjuar por që është gjetur si një mënyrë nga ajo pë të siguruar të ardhura për familjën.Çdo Dhjetor ajo punon pranë një ferme që tregton gjela deti. Edhe pse është një punë e vështirë dhe jo shumë e zakontë, Zenepja tregon se e ndihmon të sigurojë para për familjen prag festave të fundvitit. Nga duart e kësaj zonje puntore gjatë një dite mund të të kalojnë mbi 50 gjela çka për të është shumë e lodhshme por ajo nuk dorëzohet. Duke sfiduar të ftohtin e mëngjeseve të dimrit ajo e fillon punë çdo ditë në orën 7:00. Thotë se një nënë bën çdo lloj pune për familjen e saj ndaj ajo ndjehet krenare për veten dhe shembullin që përcjell.
VIDEO/ SAKRIFICAT E NJË NËNE PËR FAMILJEN E SAJ
3