Erion Murataj PSD

Pamje të reja nga momentet para vrasjes së Renato Hoxhajt janë publikuar ku shfaqet autori i atentatit duke lëvizur në rrugicat e lagjes i maskuar dhe me kapele.

Burime të reja nga hetimi zbulojnë se autori ka përdorur një maskë silikoni për të mbuluar tërësisht fytyrën, një maskë të zezë kirurgjikale, kapele dhe një bark artificial për të kamufluar pamjen dhe për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

Pas krimit të rëndë ndaj 58-vjeçarit Hoxhaj në Vlorë, dyshohet se autori është larguar drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër.

Policia vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.