80 taksistë u ngritën sot sërisht në protestë kundër bashkisë së Elbasanit, e cila sipas tyre favorizon një kompani private që ofron shërbimin taksi me automjete elektrike. Fillimisht taksite e verdha parakaluan në bulevardin kryesor te Elbasanit dhe në pas u stacionuan para godinës së bashkisë.Ata i kërkojnë bashkisë të mundësojë konkurencë të ndershme dhe të zgjidhi problemin e vendparkimet e taksive pasi po iu shkakton konflikte mes tyre.
Bashkia e Elbasanit nuk u dha zgjidhje problematikave të taksistëve. Drejtoresha e Transportit në Bashkinë e Elbasanit,Alba Canaj tha se janë 94 vendqëndrime të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak të cilat nuk mund të jenë të dekiduara vetëm për taksitë e verdha.Pas këtij informacioni shoqata e taksistëve iu drejtua antarit të këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj me një kërkesë ku i bëjnë me dije se duan që të jetë zeri i tyre në këshill për të rregulluar këtë ngërç dhe ata të mund të vijojnë punën pasi të gjithë janë kryefamiljarë dhe kanë familje për të mbajtur.


