Probabiliteti për të pasur një tërmet më të madh është shumë i vogël, thotë Akis Tselentis. Zona e Halkidikisë ku ndodhi tërmeti 5.2 Rihter pasditen e së dielës po monitorohet nga sizmologët për të analizuar ecurinë e fenomenit.
Sipas drejtorit të Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, tërmeti 5.2 Rihter “është për shkak të një defekti të panjohur deri më tani nënujor”
https://www.tiktok.com/embed/v2/7433115319503211798?lang=en-US&referrer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-termeti-5-2-rihter-ne-halkidiki-ishte-nga-nje-carje-e-panjohur-nenujore-dalin-pamjet-nga-disa-zona%2F%23gsc.tab%3D0
Sipas zotit Tselentis “sekuenca postsizmike e deritanishme është normale dhe vlerësoi se mundësia për të pasur një tërmet më të madh është shumë e vogël”.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgiorgos.gerakis.77%2Fvideos%2F2259851251053060%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560
Në të njëjtën kohë, kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e goditjes së tërmetit. Në një supermarket në zonën e Potidaias, produktet kanë rënë nga raftet, ndërsa një tjetër kamerë në Nea Moudania tregon zhurmën e shkaktuar nga tërmeti.