Muajtë e thatë të verës që lam pas ndikuan në prodhimin e ullirit këtë sezon. Për ahkak të thatësirës e cila zgjati mbi 3 muaj kultivuesit e ullirit thonë se rendimenti nuk është ai që prisnin të merrnin këtë vit. Fermerët nga fshati Bizhutë në njës.adm. Papër shprehen se si pasojë e prodhimit më të pakët këtë vit, ky produkt po tregëtohet me një çmim shumë të mirë sidomos sa i takon vajit të ullirit i cili kur sapo ka filluar të tregëtohet po shitet me 800 lekë litri.
Fermeri thotë se fshati Bizhutë ka një terren shumë të favorshëm për rritjen e ullinjëve ndaj sipërfaqet më të mëdha janë me këtë kulturë. Familja e tij ka mbi 500 rrënjë ulliri në prodhim dhe i vetmi shqetësim i tyre këtë vit mbetet krahu i punës pasi të rinjtë nuk e preferojnë punën në bujqësi.