Viti i Ri prej dekadash është shndërruar në festën më të rëndësishme dhe më të dashur të shqiptarëve.
Europa mbetet top destinacioni i preferuar nga qytetarët Elbasanas për të kaluar pushimet dimërore por edhe festat e fundvitit. Prej kohesh shumë qytetarë kanë pronotuar pushimet në vende të ndryshme europiane ku ndër destinacionet e preferuara sipas operatorëve turistik mbeten vendet si Italia, Austria,Gjermania,Spanja etj.Paralelisht me lëvizjen e elbasanasve po ndodh edhe ardhja e turistëve të huaj të cilët preferojnë që festat ti kalojnë në Elbasan.Më së shumti kërkesat janë nga nga qytetarët të vendeve fshqinje si Kosova,Mali i zi, Serbia, Maqedonia e Veriut etj.Tradita e festimit duket se po ndryshon edhe për familjet elbasanase. Nëse disa vite më parë nata e ndërrimit të viteve festohej gjithmonë në shtëpi e kundërta po ndodh këtë vit ku shumë familje do ta kalojnë natën festive në restorante. Rezervimet janë drejtë fundit dhe kërkesat më të larta për të festuar në Elbasan kanë ardhur nga Tirana.Menuja e restorantit përfshinë të gjitha gatimet tradicionale dhe nuk ka rritje çmimesh ndaj shumë familje edhe për arsye komoditeti zgjedhin restorantet.