Targeti ,identifikimi i subjekteve kriminale
Forcat special të ″RENEAS″ në bashkëpunim me ″Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe grupit të Shqiponjave″ kanë kryer orepacione blic në disa nga qarqet që konsiderohen si më problematikët në vendin tonë.
Një nga qarqet në të cilin u zhvillun për disa orë operacione blic ishte edhe Elbasani. Kontrollet kishin në fokus personat në kërkim, ata që qarkullonin me armë zjarri, identifikimi i personave që tregtonin lëndë narkotike, si dhe kapjen e atyre që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.
Burime pranë drejtorisë së policisë së Elbasanit bëjnë me dije për ″Egnatia News″ se gjatë aksionit janë kontrolluar dhe verifikuar 25 banesa ky dyshohej për përfshirje në aktivitete të ndryshme kriminale dhe si rrjedhojë 15 persona u shoqëruan nga forcat speciale për sqarime të mëtejshme.
Po ashtu sipas burimeve jo zyrtare mësohet se kontrollet e ″Reneas″ u përqëndruan në zonën e ″Bradasheshet″ për të bërë të mundur kapjen e të shumëkërkuarit ″Talo Çela″ po ashtu si herët e tjera operacioni për kapjen e tij dështoi.
Gjatë muajve të fundit Elbasani është tronditur nga një sërë ngjarjesh kriminale mes të cilave edhe një ekzekutim mafioz autori i krimit vijon ende i lirë.