Kur dëgjoj ndonjë goxha deputet, ndonjë derr ministri, ndonjë polikane sa një lopë që justifikojnë skemat e vjedhjeve, me dhjetëra e qindra, me idenë se ja çfarë t’i bëjmë vjedhjeve, ja ka hajdutë, ja ne i dimë, drejtësia i njeh prej kohe,më vjen për të vjellë!

Për të vjellë, jo për të vjedhur!

Ejjjjjjjj, kanë vjedhur kompani që marrin lekë publike, ejjjj dëgjoni, nuk ka vjedhur shitësi i akullores duke hedh ujë në vend të qumështit!

Këta po fryhen me paratë tona, publike, taksat, borxhet që marrin në emrin tonë, ndihmat që vijnë për ne!

Por kush ka surrat nga këta t’i thotë më shqiptarëve :

Mos vidhni!

Mos ikni nga sytë këmbët!

Mos tejkaloni shpejtësinë e lejuar!

Këtyre më e pakta është që t’u thuash : o idiotë!

Dhe unë që u zura dy orë e gjysmë me një student të ngratë sepse gjeta se në provim kishte ca copa kopjimi !!!!

Dhe ai që më shihte me ca sy të qeshur sikur më thoshte: Ore gomar je ti, këtu po vjedhin edhe të vdekurit, miliona, ti kruhesh me mua për dy fjali!

O pikaaaaaaaaa, ku kemi arritur, thuaj!

Shkrihesh gazit kur bëjnë edhe dëgjesa në komisionet parlamentare palé!
hahahahahahahaha!