Vihet në pranga një 42-vjeçar nga Kashari i dyshuar si autor i katër vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “FOUR”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i katër vjedhjeve, konkretisht shtetasi:

E. T., 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ky shtetas është autor i katër vjedhjeve, konkretisht:

Ditën e djeshme ka vjedhur automjetin tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të automjeteve të ndodhura më parë, konkretisht;

Më datë 25.02.2024, ka vjedhur automjetin tip “Ford”, në Rrogozhinë.

Më datë 20.08.2024, ka vjedhur automjetin tip “Chevrolet Matiz”, në Luz të Madh, Rrogozhinë.

Më datë 18.10.2024, ka vjedhur një automjet tip “Renault Twingo, në lagjen nr. 2 Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”