Dy inspektorë të Inspektoratit vendor të Elbasanit janë vënë në prangat e policisë.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se ata kanë lejuar një ndërtim pa leje.
Nuk dihet ende identiteti i tyre dhe as objekti për të cilin ata akuzohen se kanë shkelur detyrën duke lejuar ndërtimin.
Arrestimi i tyre vjen në vijim të hetimeve intensive që drejtoria Elbasanit po kryen prej të paktën dy javësh