Prej mëngjesit të së hënës Bashkia e Elbasanit është përballur me një situatë të vështirë zjarri në kodrat pranë fshatit Valas. Pas disa orë luftë me flakët zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen totale të tij.
10 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 punonjës, efektivë zjarrfikës, emergjencat civile, punonjës të shërbimeve publike dhe banorë të zonës kanë punuar për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Terreni i vështirë dhe era e fortë vështirësuan punën e ekipeve tona.
Janë rreth 5 ha kodra me pemë frutore, kryesisht ulliështe të përfshira nga flakët.
Koordinimi i mirë i situatës bëri të mundur që zjarri të mos prekë banesat, stacionet e depove të ujit të Bashkisë Cerrik dhe nënstacionin elektrik të Bashkisë Cerrik.
Zjarrvënia me apo pa dashje është vepër penale e dënueshme me ligj.