Home AKTUALITET Vijojnë të rriten ndjeshëm infektimet, 182 raste në ditë. Po rriten dhe...

Vijojnë të rriten ndjeshëm infektimet, 182 raste në ditë. Po rriten dhe shtrimet në spital

18

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë shënuar 182 persona të infektuar me COVID-19.

Në njoftim thuhet se janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë, në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste  në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste  në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.