Ky fillim viti vijon të jetë i shoqëruar nga trafiku kaotik në pothuajse të gjitha qytetet e vendit. Përgjatë ditës së djeshme, 1 janar, ku festat për Vitin e Ri kanë vijuar nga shqiptarët autostrada Tiranë-Durrës ka qenë e bllokuar si pasojë e fluksit të lartë të makinave.

Ashtu si dhe shihet nga pamjet e mëposhtme radha e makinave të cilat kanë pritur për të hyrë në qytetin e Elbasanit ka qenë kilometrike.

Por, kjo situatë nuk është regjistruar vetëm në këtë autostradë, pasi dhe autostrada Tiranë-Durrës, ashtu si dhe ndodh gjithmonë, ka patur një fluks të lartë makinash.

Gjithashtu edhe në qytetin e Korçës dhe përgjatë të gjithë aksit rrugor që të çon nga Tirana në qytetin juglindor dhe anasjelltas numri i mjeve ka qenë i lartë, ndryshe nga ditët e zakonshme.

Festat kanë bërë që shumë prej shqiptarëve të udëhtojnë drejt Korçës për të kaluar ditët e para të vitit 2024.