Llatja/ Po merr zhvillim
Bashkia Elbasan ka rinisur punimet për zgjatimin e rrugës “Borodin Mitarja” i cili do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve drejt varrezave publike të qytetit, por që cilësohet edhe si rruga kryesore hyrëse e automotaparkut si edhe Lungo Fiume.
Punimet të cilat kanë nisur me intensitet të lartë i ka inspektuar Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja duke i bërë edhe një prezantim të këtij projekti Drejtuesit Politik të qarkut të Elbasanit Z. Damian Gjiknuri.
Kryebashkiaku Gledian Llatja tha se pak ditë më parë kemi rinisur punimet në këtë vepër të rëndësishme që i çel rrugën transformimeve të mëdha për Elbasanin.
Ky invetim do të sjellë shumë zhvillim për qytetin e Elbasanit. Kjo pjesë e parë e këtij investimi, do të jetë një zhvillim shumë i mirë për Elbasanin.