Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit dhe zv.drejtori janë pyetur këtë javë nga prokurorët e posaçëm që po shqyrtojnë çështjen e “21 janarit”.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë listën e zyrtarëve që pritet të pyeten për çështjen.
“Do të ketë një sërë personazhesh që do të vijojnë të pyeten dhe siç më bëjnë me dije burime shumë të konfirmuara në listën e individëve që do të pyeten do të jenë gjithashtu edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, i cili do të vijojë planin e masave, gjithashtu do të pyeten edhe ish zyrtarë të Gardës dhe nuk përjashtohet që nga kjo listë të pyetet së shpejti edhe Ndrea Prendi, ndonëse ai është mes të kallëzuarve dhe marrja e deklaratës së tij mund të jetë sipas ezaurimit të të gjithë zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit dhe zyrtarë të tjerë të gardës”, tha Hoxha.