Një vatër zjarri është aktivizuar në malin e Skërficës në territorin e Bashkisë Delvinë, dhe ka krijuar shqetësim për përhapjen e flakëve në zonat përreth, përfshirë edhe pyllin e mbrojtur të Pikës në Bashkinë Gjirokastër.
Për të parandaluar përhapjen e zjarrit, shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, ka ndërmarrë një ndërhyrje të koordinuar emergjente të koordinuar.
Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, në bashkëpunim me 10 zjarrfikësve dhe 15 efektivëve të ushtrisë. Puna ka vijuar me intensitet të lartë që nga 04:20, për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrave përreth.
Njoftim mbi situatën e zjarrit në malin e Skerficës
Zjarri në malin e Skerficës është aktivizuar dhe ndodhet aktualisht në territorin e Bashkisë Delvinë. Për të parandaluar përhapjen e flakëve në territorin e Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur pyllin e mbrojtur të Pikës, është organizuar një ndërhyrje e koordinuar.
Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të ushtrisë, ka nisur aksionin që në orët e para të mëngjesit. Nisja është bërë në orën 04:20, me 10 trupa zjarrfikës dhe 15 efektivë të ushtrisë. Aktualisht po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth.