Vijojnë të jetë aktiv zjarri që përfshiu tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë.
Të paktën 30 forca të shërbimeve zjarrfikëse dhe 6 automjete ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët.
Ndërkohë mësohet se është kërkuar edhe ndërhyrja e Ushtrisë. Përveç magazinave janë të rrezikuara edhe bizneset përreth.






