Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive nëpërmjet celularëve në lokal.
Të arrestuarit janë të moshave 29, 31, 32 dhe 35 vjeç. Ata u konstatuan në një lokal në Vaqarr, në celularët e të cilëve, shërbimet e policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. /abcnews.al
