Virgin Hyperloop ka publikuar një video ku ilustrohen planet e kompanisë për të ndërtuar disa kabina për pasagjerët të cilat qëndrojnë pezull përmes magnetëve dhe udhëtojnë me shpejtësi mbi 1,000km/h. Vitin e kaluar kompania kreu disa testime me persona në kabinë dhe arriti të regjistronte shpejtësinë 170km/h.
Inxhinieri hekurudhor Gareth Dennis shprehu haptazi dyshimet e tij mbi krijimin e një sistemi të tillë duke thënë në një postim në Twitter: ”Një video e shndritshme që thotë ’Gjithçka punon dhe është në rregull’ vetëm përmes CGI.” Një tjetër pyetje që ai ngriti ishte aftësia e transportimit të dhjetëra mijëra personave, duke qenë se kjo gjë do të kërkonte praninë e shumë kabinave të tjera.
Virgin Hyperloop thotë se kabinat e fuqizuara nga bateritë do të kenë “zero emisione” në mjedis. Ky koncept është përfshirë në projektligjin e infrastrukturës në SHBA, gjë që tregon se kjo kompani mund të mbështetet me fonde nga shteti në të ardhmen për të ndërtuar këtë sistem.
Megjithatë ka ende shumë pyetje mbi efiçiencën e tij dhe mbi koston e ndërtimit të këtij rrjeti, për sa kohë që atij do t’i duhet të konkurojë me tarifat hekurudhore.
geek