Në pediatrinë e Elbasanit këtë fundgushti ka pasur fluks vizitash.
Mjekët thonë se gjatë një ditë në spital paraqiten me shqetësime rreth 100 fëmijë dhe ka 27 fëmijë të shtruar që janë aktualisht në spital, ndërsa fëmijët që marrin mjekim ambulator në këtë javë është 40-50 fëmijë.
Irena Palloshi, Shefe e Shërbimit të pediatrisë tregon shkaqet e fluksit por edhe simptomat që shfaqin të vegjlit.Mjekët këshillojnë prindërit për kujdes të shtuar ndaj të fëmijëve. Sugjerojne ushqime të pëgatitura në shtëpi dhe sa më shumë pije.
Për të shmangur dyndjen në spitale mjekët u bëjnë thirrje prindërve që të mos i drejtohen urgjencës që në ditët e para por vetëm në rastet kur temperatura është agresive dhe zgjat për më shumë se tri ditë.