Urgjenca e spitalit rajonal të Elbasanit Elbasanit në ditët e para të vitit të ri po përballet me një numër të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmën e parë shëndetësore. Luhatjet e temperaturave Brenda ditës por edhe festimet për festat e fundvitit të kaluar shikohen si shkaktarët kryesorë të situatës. Shefi i shërbimit të urgjencës thotë se gjatë 24 orëve numri i pacientëve që marrin shërbim shkon deri në 200 persona. Sipas tij simptomat që shfaqin të sëmurët vij kryesisht nga infektimi me virozat stinore.

Mjeku thotë se jo të gjithë ata që paraqiten në urgjencë kanë nevojë për sherbim të specializuar ndaj këshillon që për simptoma të lehta të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes.

Kjo javë pritet të jetë me temperatura shumë të ulta ndaj mjeku thotë se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm.

Veç virozave të stinës në qarkullim është edhe Covid-19 por sa i takon Elbasanit rastet janë të izoluara dhe në numer të ulët./Egnatia news