Zhoze Murinjo bëhet edhe më “special”. Me sigurimin e finales më Ligës së Konferencës në Tiranë me Romën, trajneri portugez është bërë i vetmi në histori që arrin në finalen e 4 turneve të ndryshëm europianë.
Murinjo ka shijuar si trajner duke e fituar Kupën UEFA me Porton në vitin 2003, ndërsa më pas e fitoi edhe si Europa League të njëjtin turne me Mançester Junajtid në vitin 2017. Në Ligën e Kampioneve ai arriti finalen me Porton në vitin 2004 dhe me Interin në vitin 2010, duke i fituar në të dy rastet.
Por në fakt, Murinjo ka medaljen edhe të një tjetër trofeu europian të fituar në stafin teknik. Ishte viti 1997 kur ai ishte ndihmësi i Bobi Robson te Barcelona, e cila mundi PSG-në në finalen e Kupës së Kupave që tani nuk ekziston me, falë golit të Ronaldos. Katër finale të ndryshme, që vështirë se do të arrihen nga ndokush tjetër si portugezi. Nuk e quajnë kot “The Special One”.