Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nisur ditën e sotme vizitën zyrtare në Tokyo të Japonisë.

Vizita do ta zgjasë deri në datën 25 shkurt, ndërsa pritet që takimet e kryeministrit të jenë të shumta.

Deri më tani është bërë me dije se Rama është takuar me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rëndësi dhe me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë

Ndërkohë në kuadër të kësaj vizite zyrtare, rrugët e Tokyos janë mbushur me flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe atë të Japonisë.

Pamjet i ka bërë publike në rrjetin e tij social “facebook” vetë kryeministri Rama.r.t/abcnews.al