Mjafton një vizitë, disa foto në rrjetet sociale, për të ndezur edhe një herë Barcelonën, dhe ëndrrat e çdo tifozi blaugrana për të parë edhe një herë në “Camp Nou” legjendën e klubit të tyre, Lionel Messi-n. “Pleshti” argjentinas u shfaq në mënyrë të papritur duke vizituar stadiumin e ri “Camp Nou”, ndërsa më pas postoi në rrjetet e tij sociale foto dhe video, shoqëruar me fjalë dashurie për klubin ku fitoi trofe pafund dhe ndërtoi një emër të pavdekshëm:
“Këtë natë u riktheva në një vend që më mungon në shpirt, në një vend që kam qenë jashtëzakonisht i lumtur. Jam në një vend ku më keni bërë 1 mijë herë personin më të lumtur në botë”, shkruan Messi në Instagram, ku nuk harroi as të lëshoj një thumbim në distancë: “Shpresoj që të rikthehem një ditë për të përshëndetur tifozët blaugrana si lojtar, diçka që nuk pata kurrë mundësi ta bëj”, u shpreh Messi.https://www.youtube.com/embed/qkA3SygVK2U?feature=oembed
Këto deklarata të Messi-t kanë ndezur edhe një herë Barcelonën edhe pse duket shumë e vështirë për t’u rikthyer në “Camp Nou” si lojtar pasi së fundmi rinovoi kontratën e tij me Inter Miami deri në 2028. Kujtojmë që Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021 për t’u transferuar te PSG, një lëvizje kjo që bëri shumë zhurmë pasi legjenda argjentinase akuzoi drejtuesit e Barcelonës në atë kohë se e detyruan të larg
Messi e vizitoi “Camp Nou” në mënyrë sekrete, pa asnjë njoftim, pa media, pa tifozë, kjo u pa qartë edhe nga videot e postuara në rrjetet sociale teksa shihej i vetëm në mes të fushës
Rikthimi i Messi-t në “Camp Nou” u festua edhe nga mediat spanjolle, ato pranë Barcelonës, Mundo Deportivo dhe Sport.
(BalkanWeb)






