6 shtetas janë arrestuar në Elbasan, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve në qytet.
Sipas policisë të arrestuarit janë:
D.P., 21 vjeç, banues në Elbasan, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.D., 21 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 400 euro, në banesën e shtetasit Dh.S.
I.D., 47 vjeç, banues në fshatin Kuqan, Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur hekur në uzinë.
Sh.G., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetases E.V., si edhe për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësit e rendit publik .
K.T., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular shtetasit E.K.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasi : K.T., 60 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në biznesin e tij lavazh pa lejen e organeve përkatëse.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
A.K., 26 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, pasi në aksin rrugor Cërrik-Gramsh duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit dhe shtetasi K.K., 27 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Top Channel