Një e moshuar në Tiranë ka denoncuar në Tiranë humbjen e nuses së djalit të saj duke kërkuar ndihmën e policisë. Mësohet se vajza që ka humbur është 17 vjeç ndërsa policia e Tiranës ka nisur kërkimet.

“Kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, raporton policia.

Detajet janë ende të paqarta ndërsa raportohet se vajza 17-vjeçare është larguar dy ditë më parë nga shtëpia.

Policia e Tiranës, po nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat, referuan materialet në Prokurori për hetim në gjendje të lirë edhe për një rast dhune ndaj të dyshuarës N. T., 57 vjeçe, pasi dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar fizikisht, me 2 gra të tjera.