Prej disa ditësh tashmë, fermerët e fshatrave të Elbasanit, që merren me kultivimin e ullirit kanë nisur vjeljet. Ata shprehen se ky vit është i mbarë sa i takon prodhimit.

Por, për fermerët problem mbetet gjetja e një tregu për shitjen e produktit.
Dumreja është një nga zonat që prodhon një sasi të madhe të ullinjve, por mungesa e një pike grumbullimi për dorëzimin e ullirit dhe vajit që përftohet prej tij, është kthyer në një problem të përhershën sezonal për vetë fermerët të cilët detyrohen që të shkojnë në një tjetër vend për të dorëzuar prodhimin e një viti.

Fermerët kërkojnë që problemi i tyre të gjejë një zgjidhje të menjëhershme, pasi prej disa kohësh mungesa e kësaj pike, e cila ka një rëndësi të madhe e lehtësimi për ta, ka shkaktuar një problematik në punën e tyre.