Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e Republikës së Shqipërisë, lumenjtë kanë shtuar prurjet duke rrezikuar daljen nga shtrati. Lumi Vjosa ka rritur ndjeshëm nivelin e ujit pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit” në Mallakastër, ndërsa situata po monitorohet në terren.
Rritja e prurjeve rrezikon edhe fushën më të madhe në Mallakastër, atë të fshatit Hekal. Ndërkohë që pranë fshatit Poçem, lumi kalon fare pranë autostradës Levan-Tepelenë dhe nëse situata do të përkeqësohet, rruga mund të pësojë dëmtime. Probleme janë raportuar edhe në disa fshatra, ku ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.
Mallakastra News