Vladimir Blazev – Panço, anëtari i njohur i grupit hip-hop DNK, ndodhet në respirator në Qendrën Klinike të Shkupit pasi pësoi djegie në fytyrë dhe dorë gjatë një koncerti në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar motra e tij, Jadranka Nikolovska, e cila u shpreh: “Për momentin di që nuk është në rrezik për jetën, por gjendja e tij mbetet e rëndë. Nuk kam ende informacion për Andrej dhe anëtarët e tjerë të grupit.
DNK – Një nga grupet më të njohura hip-hop në Maqedoni
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Grupi DNK, i themeluar në fillim të viteve 2000 nga Vladimir Blazev – Panço dhe Andrej Gjorgjev, është një nga grupet më të njohura hip-hop/r’n’b në rajon. Ata janë të njohur për tekstet emocionale dhe muzikën e tyre me një tingull modern urban. Këngët e tyre shpesh trajtojnë histori dashurie, realitetin e përditshëm dhe çështje sociale që prekin të rinjtë.
