Vladimir Putin dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak ditën e sotme. Sipas një kanali në rrjetin social Telegram thuhet se presidenti rus iu dha ndihma e parë derisa atij iu kthye vetëdija.

Megjithatë kjo deklaratë është jozyrtare dhe e paprovuar. 71-vjeçari u gjet i shtrirë përtokë përpara se të merrej për ndihmë të specializuar.

Sipas kanalit ndihma erdhi në kohën e duhur dhe zemra e presidentit rus filloi të funksionojë normalisht.

Vladimir Putin u gjet në rezidencën e tij pasi u dëgjuan zhurma. Dy oficerë sigurie e gjetën Putinin në dhomën e tij në tokë, pasi tavolina ishte kthyer përmbys së bashku me ushqime dhe pije.