Në këtë sens, hipoteza më e mundshme është afrimi i një sulmuesi tjetër. Liverpool nuk e fsheh që dëshiron shërbimet e serbit Dushan Vlahovic. Sulmuesi i Fiorentinës nuk rinovoi, me presidentin e klubit vjollcë të dorëzuar me kërkesat e futbollistit.

Liverpool do të ketë shumë konkurrencë, pasi Juventus është i pari që u hodh në sulm. Gjithsesi, anglezët mund ta joshin sulmuesin serb, me idenë për të luajtur në Premier League, për të ndërruar kampionat dhe për ta kthyer në një pikë referimi në skuadër.

Edhe nga ana financiare Liverpool i ka mundësitë, kështu që në dritaren e merkatos së dimrit mund të vinte oferta te lojtari dhe te Fiorentina, e gatshme tashmë për të negociuar për shitjen e lojtarit. Jurgen Klopp dëshiron ta ketë Vlahovic që në janar, për të pasur sa më shumë alternativa, teksa të kuqtë luftojnë në të gjitha frontet.