Vlera e Bitcoin në treg ra me më tepër se 20% ditën e shtunë për shkak të instabilitetit të përgjithshëm në botën e tregjeve financiare, gjë që mund të vijë prej variantit të ri të COVID-19, Omicron.
Kriptomonedha më e madhe në botë humbi vlerën e saj me më tepër se 20%, ku pika më e ulët ishte $41,967, ndërkohë që ditën e diel vlera e saj u ringrit dhe vlera e Bitcoin kishte rënë me 11%.
Megjithatë dhe ditën e diel humbjet e vlerës vazhduan duke rënë deri në 17.4%, deri sa u stabilizuan në vlerën e rënë me 10%. Ditën e shtunë u shit një vlerë prej pothuajse $1 miliardë, dhe disa persona e shfrytëzuan këtë mundësi. Shteti i El Salvador bleu menjëherë bitcoin sapo vlera e tyre në treg ra, dhe kjo gjë u bë e ditur nga vetë presidenti Nayib Bukele.
“El Salvador sapo bleu në rënien e vlerës.” tha Bukele në një postim në Twitter. “150 monedha kanë një vlerë prej $48,670. E humbëm pikën më të ulët për vetëm 5 minuta.” shtoi ai.
El Salavador ka pranuar Bitcoin si një monedhë zyrtare në shtator dhe vlera e monedhës është rritur me 60% gjatë këtij viti dhe pse pati një rënie të thellë ditën e shtunë.
Omicron ka krijuar disa pasiguri në treg, duke shkundur vlerën e të gjithë kriptomonedhave. Mundësia e rimbylljes së ekonomisë për shkak të variantit të ri ka prekur dhe vlerën e tregjeve të tjera.