Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa ka folur sot nga Pashalimani për situatën e zjarreve, duket se ka qenë mjaft i shqetësuar për flakët në Turqi dhe në Greqi, që duhet thënë kanë një sipërfaqe shumë më të madhe se Shqipëria.
“Shpresojmë që zjarri të fiket brenda ditës së sotme, dua të them dy tre fjalë dhe për të informuar publikun, dua të solidarizohem dhe me vendet tona fqinje, me Greqinë dhe Turqinë. Veçanërisht Turqinë, ku ka pasur dhe humbje jete, dhjetra shtëpi të djegura, solidarizohemi me ta, dhe shprehim ngushëllime për situatën.
Derimë tani ne e konsiderojmë situatën të suksesshme, pasi nuk kemi pasur dëme në njerëz, dhe as banesa të djegura”, tha Peleshi, ndërsa shtoi se për t;u vlerësuar janë të gjithë ushtarët që kanë ndihmuar në terren për shurajen e flakëve.
“Janë të rinj dhe të reja, me qindra, në gadishmëri, të cilët pa iu thënë askush faleminderit, bëjnë punën e tyre shumë pranë rrezikut, dhe shumë pranë sakrificës”, shtoi Peleshi.
Ministri gjeti kohë dhe të fliste për akademinë ushtarake, që sipas tij do të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë që duan të zgjedhin FA, dhe do të jetë me kosto zero për familjet e tyre, pasi akomodimi dhe ushqyerja janë të garantuara nga shteti.
Sipas ministrit në saj të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes u bë e mundur që të mos kishte rrezik për jetën e banorëve në Ksamil apo në fshatin Kutal të Përmetit, ndërsa shtoi se detyra kryesore tashmë mbetet shurja e flakëve në Karaburun.
(E.K/Faxweb.al)