Qyteti i Vlorë pritet në orët në vijim të preket nga moti i keq. Kushtet atmosferike të rënduara kanë filluar prej mëngjesit të kësaj të diele ku era e fortë bregdetare po vazhdon prej orësh.

Më pas, sipas meteorologëve, parashikohet të nisin dhe reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë. Deri më tani nuk ka problematika, përveç tragetit të linjës Vlorë-Brindisi- Vlorë ka dalë në Radë, në det të hapur, duke mos qëndruar i ankoruar në kalatat e portit detar.

Lundrimi detar nuk është pezulluar për tragetet e linjës me Brindisin apo edhe për mjetet lundruese dhe ato të peshkimit.

Por mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese nuk kanë dalë në det pasi era me shpejtësi 20-25 metër për sekondë e bën të pamundur momentalisht lundrimin e tyre./abcnews.al