Përgjatë vijës bregdetare të Plazhit të Vjetër, mbrëmjen e sotme, qytetarë të Vlorës të cilët kalojnë në këtë zonë janë përballur me disa shpendë të ngordhur, përfshirë lejlekë dhe specie të tjera të cilat zakonisht qarkullojnë  në këtë zonë.

Kjo ngjarje ka ngjallur shqetësim të, pasi shkaku i ngordhjes së tyre ende nuk është i qartë, raporton për Top Channel Mikel Marsi.

Autoritetet lokale nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse ky fenomen është rezultat i një sëmundjeje infektive, ndotjes mjedisore, ose ndonjë faktori tjetër të jashtëm, që mund të ketë ndikuar në shëndetin e shpendëve.

Qytetarët që frekuentojnë këtë zonë për ecje apo aktivitete sportive janë të shqetësuar, duke shpresuar që situata të sqarohet sa më shpejt dhe të merren masa për të parandaluar ndodhi të tilla dhe largimin e shpendëve të ngordhur nga buza e detit.

Ndërkohë që specialist të zonave të mbrojtura po marrin mostrat e shpendëve të ngordhur, për të  bërë dhe analizat përkatëse për të nxjerrë dhe shkakun e ngordhjes së tyre.

Top Channel