Një 51 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Vlorë nga familjarët e tij.

“Rreth orës 13:10, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në banesën e tij, shtetasi Q. M., 51 vjeç,” njoftoi policia.  

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.