Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi vodhi me dhunë një shumë parash në një banesë në kryeqytet.
D.O., banues në Prishtinë para dy ditësh hyri në një banesë në rrugën “Sami Frashëri” ku vodhi një shumë parash.
Falë hetimeve të kryera policia identifikoi shtetasin dhe bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Reaction”.
Vodhi me dhunë një shumë parash, në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shtetas, kishte vjedhur me dhunë një shunë parash, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:
– D. O., 32 vjeç, banues në Prishtinë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.