Është vënë në pranga autori i vjedhjes me dhunë ditën e djeshme në një market në zonën e Yzberishtit, Tiranë.40-vjeçari, shtetasi me iniciale E. T.(T), kërcënoi dhe lëndoi me thikë shitësen për t’i marrë paratë nga kasa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e  policisë.