Zbardhet skema se si Elida Kodra u prangos nga policia në lidhje me vjedhjen e më shumë se 2 mijë eurove në banesën e një çifti të moshuarish. Denoncimi nga pronarët është bërë 3 ditë më parë dhe ata kanë qenë të bindur se paratë ishin marrë nga pastruesja. Ditën që ajo u rikthye në banesë për të pastruar, policia i kishte përgatitur një rreng në bashkëpunim me pronarët.
Një sasi parash ishin vendosur në një vend dhe është mbajtur në mbikëqyrje derisa i ka futur sërish në çantë. Gjatë kontrollit i janë gjetur paratë dhe në dëshminë para policisë ka pranuar se ka qenë ajo autore e vjedhjes së valutave të ndryshme.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se gjatë javës së fundit, ajo ka vjedhur në banesën e ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rin
Gjatë kontrollit të çantës së shtetases në fjalë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ abcnews.al