Prokuroria ka dhënë sot pretencën për Alda Klosin, pastrueses së saj dhe të birit të kësaj të fundit. Prokurorja Mirela Zavalani, teksa prezantoi konkluzionet me 29 faqe, kërkoi që Rozeta Dobi të shpallet fajtore dhe të dënohet me 6 vite burg dhe se të aplikohej gjykimi shkurtuar. Ndërkohë për djalin e saj, prokuroria kërkoi 4 vite burg dhe aplikim të uljes së dënimit me 1/3 dhe në bazë të nenit 59 të dënohet me 3 vite shërbim prove.

Prokuroria kërkoi që dy automjetet që janë blerë nga Havier Dobi me paratë e vjedhura, të kalojnë në favor të shtetit dhe të hiqej sekuestro për llogaritë bankare të pastrueses Dobi. Po ashtu u kërkuar që bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që iu janë vjedhur.