Një 35-vjeçar, autori i dyshuar i vjedhjes së tri biçikleta gjatë muajit maj në qytetin e Durrësit, është vënë në pranga.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket shtetasi me iniciale S.T., që merr biçikletat e vendosura pranë ose brenda pallateve dhe largohet i qetë nga vendngjarja.

35-vjeçari është dënuar edhe më herët për veprën penale të vjedhjes, ndërkohë që vijon hetimi për të parë nëse ai ka kryer grabitje të tjera. Biçikletat janë sekuestruar nga policia, në cilësinë e provës materiale.

Top Channel