
Një grua nga Kentucky u habit kur gjeti në pragun e shtëpisë së saj kuti me 70,000 karamele, të cilat djali i saj 8-vjeçar i kishte porositur ndërsa luante me telefonin e saj.
Holly LaFavers thotë se u përpoq ta ndalonte porosinë e Liamit nga Amazon para se të mbërrinin ëmbëlsirat, por ishte tepër vonë . Amazon kishte dërguar tashmë 22 kuti në shtëpinë e saj.
“Ai më tha se donte të organizonte një karnaval dhe porositi karamelet për karnavalin e tij”, tha Lafavers.
Surpriza u bë edhe më e madhe kur ajo pa llogarinë e saj bankare. Ai kishte paguar rreth 4,000 dollarë për porosinë.
“Kur pashë numrin, gati sa nuk më ra të fikët ,” tha Lafavere.
Pastaj, ai zbuloi se mungonin tetë kuti të tjera nga porosia. Për fat të mirë, ajo arriti t’ia kthente kutitë dërguesit dhe i mori paratë mbrapsht, megjithëse me pak vështirësi.
Lafavere tha se ndryshoi disa cilësime në telefonin e saj për t’u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhte më kurrë.
