Ukrainës, u konsiderua “një hero i natës” nga autoritetet sllovake pasi ata thanë se ai kaloi vetë kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.

“11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë. CNN nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këto deklarata. Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, tha ministria.

Deklarata, e postuar në faqen e ministrisë në Facebook të shtunën, thoshte se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe në një copë letre që ishte palosur në pasaportën e tij, stafi në kufi ishte në gjendje të vinte në kontakt me të afërmit e djalit në Sllovaki të cilët më pas mundën të vinin dhe ta merrnin.