Presidenti i Turqisë Erdogan ka qenë ditën e djeshme në një miting ku u përball me një ngjarje të papritur dhe një kërkesë të çuditshme nga një fëmijë.
Teksa Erdogan po fliste, në podium hipi një djalë i vogël, i cili iu lut që t’i nxirrte babain e tij nga burgu.
“Xhaxhi President, babi im ka 10 vite në burg. Më ka marrë shumë malli për të”, shprehet i fëmija duke qarë dhe lutur Presidentit turk.
Në pamje direkete duket se si Erdogan bën një shenjë nga stafi i tij, e cila nuk kuptohet, megjithatë fëmija i vogël këmbëngul.
Bëjmë me dije se burgjet janë të tejëmbushur gjatë viteve të fundit në Turqi, ku krahas personave të dënuar për krime të ndryshme, shumica e të burgosurve janë mësues, mjekë, infermierë, pjestarë të stafeve akademike, gazetarë, etj., të cilët qeveria e Erdoganit i ka shpallur kundërshtarë të saj.