Në qytetin e Groningen një Volkswagen ID.3 u mbulua nga flakët pasi një vajzë hoqi fishën e karikimit nga makina. Ajo sapo kishte futur fëmijën në makinë dhe po bëhej gati të futej në makinë në momentin kur vuri re se makina filloi të nxirrte tym, dhe shumë shpejt shpërtheu në flakë.
Ata arritën të largoheshin nga makina në kohë fatmirësisht dhe u larguan të padëmtuar, por ID.3 u shkrumbua pothuajse plotësisht. Zjarrfikësit u shfaqën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të fiknin zjarrin, dhe pse makina nuk arriti t’i shpëtonte flakëve.
Volkswagen po investigon nga afër këtë ngjarje për të zbuluar shkakun e kësaj ngjarjeje. Deri më tani duket të ketë një konsensus midis prodhuesve të makinave elektrike se ato nuk shfaqin një risk më të lartë të marrjes flakë se makinat me djegie të brendshme, megjithëse dihet se bateritë janë ekstremisht të rrezikshme kur operojnë në temperature të larta.
Kjo është hera e parë që raportohet për djegien e një Volkswagen ID.3. Kur këto makina u prezantuan për herë të parë në treg, erdhën me disa probleme në konduktorin PE në karikues e cila mund të lirohej dhe të shkëputej.