Nga Arian Samarxhiu!
Miq të mij,shoh shpesh nëpër statuse në Facebook ku bëhet pyetja : cili nga këta politikanë është më i miri në këto 30 vjet, Berisha, Rama, Meta apo Basha?
- Qëllimi për të ruajtur me çdo kusht monopolin e sundimit dhe të përfitimit në mënyrë jo ligjore dhe të ndershme e ka bërë këtë katërshe të ndërhyjë aq shumë në memorien e këtij populli sa të fshijë çdo monstruozitet të tyre. Arrihet deri aty sa të pyetet cili është më i mirë, apo cila forcë politike PS , PD , LSI është më afër popullit. PARADOKSALE. Korrupsionin, mungesën e ligjit dhe drejtësisë në përgjithësi, krimin kush na e solli ? Të gjitha këto që përmenda më lart nuk kanë një emër partie të vetme. Eksperienca e hidhur 30 vjecare që kemi kaluar ka treguar që këto parti dhe këto individë kanë bërë aleanca të heshtura mes tyre me këto fenomene regresive. Dhe qëllimi ka qenë një dhe vetëm një: mbajtja me çdo kusht e pushtetit mes Tyre. Prandaj jemi në këtë gjendje të vështirë. Në një vend ku mungon barazia para ligjit, drejtësia në emër të ligjit dhe barazia ligjore në administrimin e pasurive të vendit, aty ka nevojë për një përmbysje me votë plebishitare popullore. Shqipëria e ka domosdoshmëri imediate. Është e vërtetë që jemi përpara një sfide për një përmbysje të botës së krimit, korrupsionit e varfërisë. Dhe këtë përmbysje do ta bëjnë njerëzit me moral, të ndershëm, me integritet, ata që përballen përditë me këtë sfidë të rëndë për jetën e tyre dhe të fëmijëve, pasi në një mënyrë a në një tjetër të gjithë jemi të viktimizuar nga rreziku i këtyre fenomeneve negative. Arma më e mirë të cilën NE duhet të administrojmë me shumë përgjegjësi është VOTA jonë. Tek ajo qëndron e tashmja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë . Nëse nuk e realizojmë tani, me keqardhje mund të them që jemi para shpopullimit si popull, dhe largimi masiv i shqiptarëve është i pashmangshëm./Egnatia News