Në qarkun e Durrësit janë numëruar 197 nga 493 kuti votimi sa i përket votave preferenciale ku PS-ja do të fusë tre deputetë nga lista e hapur dhe demokratët vetëm një.

Sipas të dhënave zyrtare deputeti Arkend Balla rezulton deputeti më i votuar i listës së hapur teksa ka marrë deri tani 8271 vota. Gjithashtu fitues janë edhe Ani Dyrmishi me Etleva Budinin e cila përfiton nga kuotat gjinore, ndërkohë që deri tani jashtë është deputeti Alban Xhelili.

Sa i përket listës së hapur të Partisë Demokratike, deri tani më i votuari është ish prokurori i përjashtuar nga Vettingu, Arjan Ndoja i cili ka marrë 3878 vota, ndërsa në vend të dytë, por që mbetet jashtë Kuvendit, renditet Aulon Kalaja me 3006 vota.

Lista e PS

Klodiana Spahiu (listë e mbyllur)

Milva Ekonomi (listë e mbyllur)

Loer Kume (listë e mbyllur)

Skënder Pashaj (listë e mbyllur)

Aurora Mara (listë e mbyllur)

Arkend Balla 8271 vota

Ani Dyrmishi 5264 vota

Etleva Budini 1390 vota

Lista e PD

Oerd Bylykbashi (listë e mbyllur)

Artan Luku (listë e mbyllur)

Manjola Luku (listë e mbyllur)

Gent Strazimiri (listë e mbyllur)

Igli Cara (listë e mbyllur)

Arian Ndoja 3878 vota