Votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të bëhet vetëm në Durrës dhe Elbasan.
Për pasojë, KQZ propozon votim elektronik vetëm në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit.
Nëpërmjet një letre drejtuar partive politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve argumenton se votimi elektronik në 5 qarqe, sikurse ishte diskutuar më parë, nuk mund të realizohet, pasi koha për përgatitjen e elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi është e pamjaftueshme.
Elbasani propozohet, pasi aty u votua elektronikisht në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 dhe votuesit kanë eksperiencë, ndërsa Durrësi propozohet për shkak të lehtësisë logjistike dhe njerëzore që ofron.
Në letrën që mban firmën e kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi, thuhet se partitë mund të bëjnë propozimet e tyre deri më 19 tetor 2024.